RUMMENIGGE NE DEKLARATE PER SHTYP…. : ” DO TE BEJME CDO GJE SE BASHKU”…

Posted in BAYERN on March 7, 2011 by KRIST

Pas marreveshjes per zgjidhjen dypaleshe te kontrates me Louis Van Gaal, nje nga drejtuesat kryesore te Bayern, Karl-Heinz Rummenigge ka leshuar nje deklarate per te shpjeguar cfare ka ndodhur… :

Te nderuar Zonja dhe Zoterinj,

Mund tju them qe une, Karl Kopfner, drejtori sportiv Christian Nerlinger dhe presidenti Uli Hoeness, dje pasdite u takuam dhe patem nje bisede te gjate. Mendoj qe jemi ne nje situate sportive qe na shqeteson te gjitheve. Per tjua kujtuar, kemi pesuar 3 humbje brenda 1 jave., dhe keshtu qe arritja e objektivave minimale eshte ne rrezik. Sot ne mengjes ne patem nje bashkebisedim me trajnerin Louis Van Gaal, dhe analizuam situaten se bashku.

Sigurisht qe kemi nje situate qe duhet te merret me seriozitet. Jemi ne vend te 5 ne Bundeslige, jemi te larguar nga Kupa e Gjermanise, dhe duhet te gjejme zgjidhje per kete situate. Pavaresisht se pas pak muajsh rruget e FC Bayern dhe Louis Van Gaal do te ndahen, ne kemi rene dakort qe te bashkojme forcat per te arritur minimumin e objektivave tona sezonale.

Sigurisht qe e dime qe do te jete shume e veshtire te arrijme pjesmarrjen ne Champions League sezonin tjeter. Por ne do te tentojme cdo gje. Mundesine per tja dale mbane e kemi ne 9 ndeshjet e mbetura ne kampionat. Per te shtuar, kemi te pakten dhe 1 ndeshje ne Champions League. Keshtu qe do tju duhet te prisni dhe te mesoni nese do ti arrijme keto objektiva. Kjo eshte e gjitha cka doja te thoja nga ana ime”…. <KRIST>

DEKLARATA ZYRTARE E LESHUAR NGA BAYERN… E HENE, 07.03.2011

Posted in BAYERN on March 7, 2011 by KRIST

Sot, e hene, 7 mars 2011, ka pasur nje takim mes bordit te Fc Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge dhe Karl Hopfner, drejtorit sportiv Christian Nerlinger dhe trajnerit Louis Van Gaal. Perfundimet e arritura ne kete takim jane si me poshte.. :

- Louis Van Gaal do te qendroje trajner i Bayern Munchen deri ne fund te sezonit, ne date 30.06.2011.

- Kontrata midis Bayern Munchen dhe Louis Van Gaal deri ne date 30.06.2012 do te zgjidhet nga nje marreveshje dypaleshe ne fund te ketij sezoni.

- Arsyeja per zgjidhjen e kesaj kontrate eshte ndryshimi ne opinione per drejtimin strategjik te klubit.

Te gjitha palet kane rene dakort qe, ne momentin e veshtire sportiv ne te cilin ndodhet Fc Bayern Munchen, te gjitha burimet e klubit do te kene si synim arritjen e objektivave minimale sportive te ketij sezoni.

BAYERN HAP GJUETINE PER HUMMELS….

Posted in MERKATO on February 27, 2011 by KRIST

Mats Hummels ishte i lire te dielen, por ai nuk udhetoi perseri me skuadren ne Dortmund. Ai qendroi ne Mynih per tu bashkuar me familjen dhe me vllain e tij 20-vjecar qe luan per Spvgg Unterhaching, skuader afer Mynihut. ” Ky eshte nje cmim i madh”, – tha ai. ” Zakonisht nuk kam shume kohe per tu takuar me miqte dhe te afermit”…

Por kjo gje mund te ndryshoje shume shpejt. Nuk eshte goli qe shenoi te shtunen arsyeja, por Hummels eshte nje ceshtje tek Bayern. Per sezonin tjeter duhet te vije detyrimisht nje qender mbrojtes. Sic ka mesuar Tzonline, ai eshte Mats Hummels. 

Gjigandi 1.91 i gjate eshte kandidati kryesor per te qene partner i Holger Badstbuber ne qender te mbrojtjes. Bayern ka hapur gjuetine per Hummels. Ai eshte prioriteti i tyre. Lojtari qe qe nga 1995 deri ne 2008 ishte pjese e Bayern, u largua ne menyre shume te gabuar nga Mynihu  per shumen e 4.5 milion eurove.

” Eshte komentuar shume per kete fakt. Por nuk dua te them asgje me shume”, deklaroi ai pas ndeshjes. Borussia eshte gati ti rinovoje kontraten atij deri ne 2015, por kjo nuk ndryshon synimin e Bayern, pasi rikthimi eshte i mundur, edhe pse do te duhen shume para per kete. Ky eshte synimi i Bayern, pasi Van Gaal eshte i mrekulluar nga Hummels.

Mbrojtesi i kompletuar ka marre dhe vleresimet e legjendes Bavareze Oliver Kahn. ” Mats me ka bindur. Ai eshte nje lojtar i jashtezakonshem. Ka nje prespektive te madhe, dhe aftesi per te qene nder me te miret”… Mbrojtja nuk bind me asnje lojtar, dhe Bayern eshte gati per veproje. Mbase Hummels do te jete rikthimi i bujshem i merkatos se veres…. <KRIST>

111 VJET BAYERN…. KRENARIA E FUTBOLLIT GJERMAN….

Posted in BAYERN on February 27, 2011 by KRIST

Lindi ne 27 shkurt te vitit 1900, ne nje taverne te Mynihut nga 17 tifoze futbolli dhe nga Presidenti Franz John. 111 vjet me vone, eshte nje nga emrat me te famshem ne historine e futbollit. Me me shume se 167000 anetare, dhe nje fitim te pervitshem rreth 350 milion euro, Bayern eshte ekipi sportiv me i madh Gjerman, dhe pjese e elites europiane, se bashku me Manchester United, Real Madrid dhe Barcelona.

” Mendoj qe Bayern eshte nje ekip unik, jo vetem ne Gjermani po dhe ne bote”, tha Karl-Heinz Rummenigge. ” Klubi yne gezon nje nivel te larte respekti ne te gjithe boten, jo vetem sepse eshte i suksesshem, por sepse eshte i besueshem dhe solid. Bayern eshte bere shembulli i futbollit Gjerman”- vazhdoi ai, ” te drejtosh kete klub eshte nje pune e mrekullueshme”…

Ne 40 vitet e fundit, skuadra nga Mynihu ka fituar cdo gje qe eshte e mundur ne futboll, ne Gjermani dhe jashte saj. “Die Roten” jane brenda dhe jashte ekipi me i suksesshem Gjerman, me 46 trofe vendas dhe 8 trofe Europiane dhe boterore, duke perfshire 22 kampionate Gjermanie, dhe 15 kupa Gjermanie.

Suksesi i madh ne fushe, sidomos i “Viteve te Arta 70″, ka qene nje faktor percaktues per klubin. Ne kete kohe, ne rradhet e Bayern kane qene lojtare, trajnere apo zyrtare te medhenj. Ne vitet 70 skuadra perfaqesohej nga Franz Beckenbauer, lojtari me i mire Gjerman i te gjitha koherave, Gerd Muller, sulmuesi me i madh i historise se futbollit, dhe portieri legjendar Sepp Maier. Te tre u votuan ne skuadren e shekullit te Bayern.

Vitet e mepasme u pasqyruan nga emra si Paul Breitner, Lothar Matthaus, Klaus Augenthaler, Jorhinho, Mehmet Scholl, Stefan Effenberg, Bixente Lizarazu, Giovane Elber, Oliver Kahn, ndersa ne te sotmet nga Bastian Schweinsteiger, Arjen Robben e Franck Ribery. Por suksesi eshte vendosur dhe nga emra te medhenj ne drejtim, si Tschik Cajkovski, Branko Zebec, Dettmar Cramer, Udo Lattek, Giovanni Trapattoni, Ottmar Hitzfeld dhe Louis van Gaal.

MIA SAN MIA : ORIGJINA JONE, RRITJA DHE HISTORIA TE BAZUARA NE NDARJEN E VLERAVE TE NJE KLUBI, ME TE CILIN JETOJME SOT.

Zinxhiri yne i drejtimit te klubit ne 50 vitet e fundit permban vetem 5 emra : Wilhelm Neudecker, Willi O. Hoffmann, Dr. Fritz Scherer, Franz Beckenbauer dhe tani Uli Hoeneß. Ne vitet e para ekipi u drejtua nga themeluesi Franz John, dhe me vune u drejtua drejt titujve te pare nga Kurt Landauer, qe e drejtoi ekipin per 14 vjet.

Nderkohe, ne 45 vitet e fundit vetem 3 veta kane qene manaxhere te pergjithshem te Bayern. Robert Schwan e dorezoi te Uli Hoeness, i cili me vone ja kaloi detyrat drejtorit Christian Nerlinger ne nentor 2009, duke e lejuar Hoeness te behet president.

Fc Bayern eshte rritur edhe ne madhesi gjithashtu, ku klubi eshte tashme nje marke boterore me te drejtat e tij. Fcb ka rreth 20 milion fansa ne te gjithe boten, dhe praktikisht ne Allianz Arena, qe nga inagurimi ne 2005 ka luajtur me nje stadium te mbushur. ” Mendoj qe projekti me i madh ishte ndertimi i Allianz Arenes. Perpara kesaj, ne shikonim me zili Manchesterin, Milanin dhe Madridin, por tani, e them me bindje qe kemi pa diskutim stadiumin me funksional ne bote”, komentoi Rummenigge.

Dekata e fundit ka perjetuar nje rritje te madhe, ne termat e anetaresimit, fitimeve, sponsorizimeve dhe partnereve te rinj. Ne 1974, kur ekipi fitonte kupen e Europes dhe Bundesligen, Bayern arketoi 7.1 milion euro, dhe kishte 7000 anetare. Tashme fitimet jane 350 milion euro, dhe 167000 anetare. ” Pergjegjsia financiare eshte gjithmone e rendesishme, dhe nuk mund te lejojme qe klubi te deshtoje dhe te futet nje pozicon te veshtire financiar, sic kane bere shume klube te tjera. Duhet te mbetemi realiste, solide dhe te pergjegjshem per te ardhmen”, deklaroi Rummenigge…

Bayern mund te shohe tashme prapa 111 vjet histori me krenari te justifikuar, dhe me njohurine qe influenca e klubit qendron dhe me shume se thjesht futbolli. ” Qellimet tona nuk jane te perqendruara vetem ne sukses dhe ne miredrejtim te ekipit, per duhet te permbushim dhe detyrat tona sociale dhe komuitare” – vazhdoi drejtori. Shprehja Bavareze Mia san mia, shume e lidhur me Bayern, perfshin shume vlera si pergjegjsia, ndihma e perbashket dhe supporti, e nje familjeje shume te fuqishme dhe besnike….. <KRIST>


5 MENYRAT SESI BAYERN MUND TE MPOSHTE INTERIN ( GOAL.COM)

Posted in CHAMPIONS LEAGUE on February 22, 2011 by KRIST

1) VINI NE PUNE “ROBBERY”.

Dyshja fantastike Ribery dhe Robben zhvilluan se bashku vetem ndeshjen e 10 ne Bundeslige kunder Mainz ne fundjave. Fc Hollywood ka 2 mesfushoret e krahut me te mire ne bote. Robben eshte me i shpejti, Ribery me i mprehti. Te dy kane potencialin te fitojne nje ndeshje. Eshte nje bonus i jashtezakonshem per Van Gaal per te pasur dyshen e frikshme per here te pare kete sezon ne Champions League. Ribery dhe Robben detyrojne mbrojtesit te mbrojne me kemben e tyre te kundert, dhe duke u futur nga qendra behen rrezik i madh per te shenuar, dhe gjithashtu per te krijuar mundesi goli per sulmuesit. Bayern nuk do te shkoje ne San Siro me idene per te mbrojtur. Ata nuk luajne kurre keshtu, dhe ne kete menyre prania e Robben dhe Ribery behet zgjidhja e fitores.

2) RUAJ PERQENDRIMIN…


Mbrojtja e Bayern kete sezon jo pak here ka lene per te deshiruar, e ndikuar dhe nga loja shume sulmuese e Bayern. Gabimet e shumta individuale kane qene te medha, per shkak dhe te humbjes se perqendrimit. Van Gaal nuk ka qene i afte te krijoje nje mbrojtje te afte te ruaje rrjeten e paprekur, dhe i duhet te bazohet te sulmuesit qe te zgjidhin ndeshjen. Anatoliy Tymoschuk nuk kane pasur qendrueshmeri te madhe. Bayern nuk mund te pranoje te udhetoje ne Allianz Arena me nje rezultat qe do te ishte shume i veshtire per tu kthyer. Ne kete aspekt, perqendrimi eshte kryesor. Pasat e gabuara, gabimet ne pozicionim dhe gabime ne pozicione offside nuk tolerohen.

3) MARIO, BEHU I PAMESHIRSHEM…

Veshtire se mund te gjehet ne Europe nje sulmus i tille i cili ka pasur nje ndryshim te tille radikal si Mario Gomez kete sezon. Sulmuesi Bavarez e nisi sezonin si lojtar stoli tek Bayern, por ne vjeshte dhe dimer ai u be nje sulmues i pameshirshem. Qe nga marrja e pozicionit ne formacion ai ka shenuar 14 gola ne 16 ndeshje te startuara ne Bundeslige. Ai eshte i gjalle, dhe aftesite shenuese jane rritur shume. Megjithese nuk thuhet me ze te larte, Bayern ka ne gjirin e tij nje nga sulmuesit me te mire ne bote ne kete sezon. Per te qene kritike, ka pasur disa ndeshje kete sezon ku Gomez ka shenuar, por qe duhet te kishte shenuar me shume. Akoma ai humbet raste para portes. Bayern nuk mund te pranoje qe te kete nje Gomez te pavendosur ne fushe ne Itali.  Cdo shans qe duhet ti jepet ai duhet ta coje ne rrjete. Inter ka mbajrut vetem ne 3 ndeshje rrjeten e paprekur nen drejtimin e Leonardos. Kjo do te thote qe shanse do te kete per Gomez.

4) LOUIS VAN GAAL MUND TE MPOSHTE LEONARDON….

2 humbjet e Interit nen drejtimin e Leonardos kete sezon kane qene ndaj 2 ekipeve qe gezojne aftesi sulmuese te medha : Udineze dhe Juventus. Ky eshte fakt shume pozitiv per Van Gaal. Me Robben dhe Ribery perjashtohet mundesia qe Bayern mund te deshtoje per te sulmuar Interin. Me Robbery qe futet nga qendra, krijojen mundesi shume te mira per ti dhene raste goli Gomezit dhe Mullerit. Gjithashtu me Robben dhe Ribery qe futen nga qendra, krijojen mundesi te arta per Lahm dhe Pranjic/Gustavo per te sulmuar ne krah. Keshtu, Van Gaal duhet te perdore aftesite e veta per te depertuar ne zonen e kundershtarit. Robben gjithashtu luajti per disa minuta si  organizator pas Muller dhe Gomez kunder Mainz, dhe kjo shkaktoi shume deme te kundershtari. Van Gaal ka shume mundesi zgjedhjeje dhe krijimi rastesh ne sulm, dhe taktikisht mund te mposhte Leonardon pa eksperience…

5) HAKMARRJE…

Te pakten 5 lojtare nga “humbesit” e finales se Madridit do te jete ne formacion kunder Interit. Bayern ishte ekipi i dyte me i mire ne ate finale, dhe megjithese fituan “double” ne Gjermani, humbja e asaj finaleje zbehu disi festimet. Shume ka ndryshuar nga peisazhi i dy ekipeve nga ajo finale. Lojtaret e Bayern pretendojne te kene mesuar mesimin e asaj ndeshjeje. Inter ka filluar te shfaqe probleme dhe shume nga lojtaret e kane humbur shkelqimin e tyre. Bayern humbi finalen e vitit 1999 me Manchester, dhe i eleminoi ata vetem 2 vjet me vone per tu shpallur kampione ne 2001. Hakmarrja eshte arma me e forte qe nje trajner mund te kete ne dore. Bayern, rekordmenet e Gjermanise kane per detyre te tregojne se jane ekipi me i mire. Kjo eshte mundesi per shpagim…. <KRIST>

BAYERN BEN GATI GODITJEN “SHOKUESE” PER EUROPEN….

Posted in MERKATO on February 19, 2011 by KRIST

Eden Hazard eshte mbase lojtari me i kerkuar ne France. Te gjithe “gjigandet” europiane i kane vene syrin atij, dhe 20-vjecari Belg duket se shume shpejt do te jete nje nga yjet e rinj qe do te beje jehone ne Europe me nje ekip te madh. Belgu eshte lojtari kyc i Lille e cila kryeson Ligue 1 ne France, dhe interesimi per te ka qene shume i madh ne keto 2 vite nga ekipet elitare europiane, por duket se ne merkaton e veres keto interesime do te mbyllen me nje transferim konkret. Por nga cila skuader? Ne lufte dhe me interes te deklaruar tashme jane Barcelona, Arsenal, Chelsea dhe Real Madrid. Por interesi i fshehte njihet dhe nga Bayern. Ne vere spekullimet u rriten qe lojtari ishte ne listen e deshirave te drejtuesve Bavareze, dhe tashme keto spekullime rriten me nje interesim konkret. Vlera e kartonit te 20-vjecarit llogaritet rreth 18 milion euro, dhe mbi te gjitha ky talent do te ishte jo vetem e ardhmja e Bayern, por aftesite e tij qe mund te luaje ne krah te mesfushes, dhe si sulmues i dyte pervec  se do ti hapte konkurrence te madhe Riberyse, Robbenit dhe Mullerit qe deri tani e kane te sigurte vendin ne formaicon, Hazard do te ishte lojtari qe do ti siguronte Bayernit thellesine ne mesfushe, qe per momentin mungon. Atehere do te thoshim qe asnje nuk e ka vendin e sigurte ne formacion, dhe pervec se te gjithe do te luftonin, te gjithe do te luanin cdo ndeshje her njeri e her tjeteri. Gjithashtu duke pare sa “delikate” jane Ribery dhe Robben, demtimet e tyre nese do te ndodhnin do te mbuloheshin shume me mire se cndodh tani, dhe mungesa e tyre do te minimizohej shume. Tashme ngelet per tu pare se cdo te ndodhe, por nese Bayern e do vertet nje lojtar, atehere e merr… <KRIST>

RIKTHEHET FRIKSHEM BAYERN….

Posted in BUNDESLIGA on February 12, 2011 by KRIST

Java e 22 e Bundesliges ishte shume e fokusuar per te pare nese Bayern me “Rib & Rob” do te tregonte muskujt e saj. Bayern hodhi ne fushe pothuaj formacionin e saj me te mire, dhe ndryshimi u duk qarte. Per here te pare ne kete sezon, Bayern arriti te ruante balancen mbrojtje-sulm per 90 minuta, dhe ne fushe pame nje skuader perfekte. Ndeshja nisi menjehere me vrull. Aksioni i pare i nisur nga Ribery, me pas Muller dhe Robben, u finalizua nga Mario Gomez qe ne minuten e 2. Ketu Hoffenheim e humbi ndeshjen. Bayern e sulmon, dhe vetem 12 minuta me vone e rigjen rrugen e rrjetes, kete here me Muller pas nje asis te Ribery. Bayern sulmon, mbron, dhe mbi te gjitha kontrollon. Te gjithe prisnin te shikonin sesi do te reagonte Bayern ne 15 minutat e para te pjeses se dyte, pasi ne gjithe sezonin gjithmone ne keto minuta ka humbur piket e nevojshme. Dhe Bayern nuk zhgenjen. Kontroll i lojes, dhe vazhdon ate qe ndertoi ne pjesen e pare. Sulmet behen te shpeshta, dhe lojtaret e Hoffenheim mbushen me kartona te verdhe. Ne minuten e 63 Robben merr hak per grushtin e marre nga Simunic, dhe e con topin ne rrjete pas nje specialiteti te tij. Hyrje nga qendra, triblon 3 lojtare dhe e con topin lehtesisht ne rrjete. 3-0 dhe Bayern vendos te kontrolloje lojen. Por nuk mund te rrinte pa dhuruar dhe nje spektakel te fundit. Ribery niset me sprint drejt kundershtarit, e triblon me ‘bicikleten’, dhe me bisht te syrit shef ne krahun tjeter Robben. E sherben bukur me te majten, dhe Robben dhuron magjine e mbylljes te ndeshjes. Nje goditje perfekte ne trekendesh. Ketu do te mbyllej spektakli bavarez, dhe qe duhet te mbaje kete forme, pasi ne 3 javet ne vazhdim do te vendoset gjithe sezoni….

 

DEKLARATAT PAS NDESHJES :

VAN GAAL : Jam shume i kenaqur. Ishte nje nga ndeshjet me te mira te sezonit, ku luajtem te perqendruar per 90 minuta. Te gjithe pane kapacitetin e futbollit qe ne mund te luajme. Ndeshje te rendesishme na presin, dhe ne duhet ti fitojme. Robbenin e ndrrova sepse ishte i lodhur.

THOMAS MULLER : Kemi bere nje hap tjeter drejt objektivave te ketij sezoni. Keto tre pike na ndihmojme te afrohemi drejt vendit te dyte. Tashme te gjithe na frikesohen, dhe kjo duhet te vazhdoje. Luajtem si nje skuader, dhe keshtu duhet te luajme qe tani e tutje.

ARJEN ROBBEN : Natyrisht jam i kenaqur. Por gjithmone ka vend per me mire. Kemi luajtur shkelqyeshem sot, jo vetem une dhe Franck, por si ekip. Duhet te provonim qe jemi ekip i madh, pasi nuk zhvilluam nje paraqitje te denje kunder Koln javen e kaluar.

FRANCK RIBERY : Jam i gezuar. Ishte nje fitore fantastike, dhe eshte mire qe Robben dhe Ribery jane perseri se bashku ne fushe. Kjo eshte nje skuader e madhe. ………. <KRIST>

 

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.